Bayern ndjek mesfushorin e Premier League, nis gara me City e PSG

Bayern po ndjek nga afër situatën e Bruno Guimarães te Newcastle United, sipas raportimeve të TEAMtalk.

Mesfushori brazilian është në radar edhe të gjigantëve të tjerë europianë si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, çka e bën garën për firmën e tij jashtëzakonisht të fortë. Nga ana tjetër, Newcastle është i vendosur ta mbajë Guimarães për një kohë të gjatë.

Drejtuesit e klubit po planifikojnë nisjen e bisedimeve për një rinovim të parakohshëm të kontratës, edhe pse ajo aktuale skadon në vitin 2028. Një strategji e ngjashme u ndoq me sukses edhe me Sven Botman, i cili së fundmi zgjati kontratën, duke treguar qartë se “Qymyrxhinjtë” synojnë të blindojnë shtyllat e skuadrës.

Guimarães po zhvillon një sezon shumë të mirë nën drejtimin e Eddie Howe, pavarësisht luhatjeve në formën e ekipit. Ai ka realizuar deri tani tetë gola dhe ka dhënë tre asistime, statistika që e vendosin në rrugën e thyerjes së rekordeve personale. Newcastle është gati t’i rrisë edhe më tej pagën mesfushorit, i cili tashmë është lojtari më i paguar i klubit, ndërsa një largim në merkatën e janarit duket thuajse i pamundur.

The post Bayern ndjek mesfushorin e Premier League, nis gara me City e PSG appeared first on Telesport.