Ter Stegen refuzon klubin e Premier League! Zgjedhja e tij është krejt tjetër. Barça mbulon shumicën e pagës

Marc-André ter Stegen ka refuzuar ofertën e Newcastle për t’u huazuar deri në muajin qershor në Premier League. Portieri gjerman nuk është bindur nga ideja e një aventure në Angli dhe, sipas burimeve pranë tij, është më i joshur nga mundësia për të vazhduar karrierën në La Liga, konkretisht te Girona.

Ter Stegen ka pranuar edhe një ulje të ndjeshme page për të realizuar huazimin te Girona, ndërsa Barcelona është zotuar të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së tij. Synimi kryesor i portierit është të luajë rregullisht si titullar, në mënyrë që të sigurojë vendin si portier i parë i Gjermanisë në Kupën e Botës.

The post Ter Stegen refuzon klubin e Premier League! Zgjedhja e tij është krejt tjetër. Barça mbulon shumicën e pagës appeared first on Telesport.