Xabi Alonso ka një ofertë në Bundesligë dhe nuk është Leverkuseni

Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, po qarkullojnë thashetheme serioze për një kalim të mundshëm të trajnerit Xabi Alonso tek Eintracht Frankfurt.

Pas shkarkimit në Madrid, emri i tij është përmendur si një nga opsionet kryesore për stolin e klubit, në një moment kur Eintracht po kërkon të ndërtojë një projekt ambicioz për të ardhmen.

Raportohet se drejtori sportiv i Eintracht Frankfurt, Markus Krösche, është i interesuar për një takim me Xabi Alonson për të diskutuar konkretisht mundësinë e bashkëpunimit.

Takimi do të shërbente për të kuptuar vizionin e trajnerit dhe për të parë nëse filozofia e tij e lojës përputhet me objektivat afatgjata të klubit gjerman.

The post Xabi Alonso ka një ofertë në Bundesligë dhe nuk është Leverkuseni appeared first on Telesport.