Familjet e prekura nga vërshimet në pritje të ndihmës nga komunat

Vërshimet nga të cilat u godit vendi javën e kaluar kanë lënë pa strehë familje në Obiliq e Fushë-Kosovë. Familja tetë-antarëshe në Obiliq pasi qëndroi me shpenzime vetanake në një hotel në kryeqytet tashmë përballet me vështirësi në sigurimin e qirasë për banesë. Me vështirësi të natyrës së njëjtë po përballen edhe familje nga lagjja “28” e Fushë-Kosovës. Nga dy Komunat kanë thënë se aplikimet për vlerësimin e dëmeve po vazhdojnë dhe hapat e mëtutjeshëm, do dihen pas përfundimit të procesit.