“Plot duartrokitje” – Pritja që iu bë Bashkim Jasharit në Gardën e Iowas

Ka përfunduar vizita zyrtare e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës , Bashkim Jashari, në Gardën Kombëtare të Iowas në SHBA.

Në një video të publikuar nga FSK, shihet se i pari i FSK-së që ishte i shoqëruar në vizitë nga rreshteri Bedri Zuka u prit atje me duartrokitje.

“Vizita e KOMFSK-së, dhe delegacionit, rikonfirmon partneritetin strategjik ndërmjet, Forcës së Sigirisë së Kosovës dhe Iowa National Guard të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në një tjetër njoftim të kësaj force për vizitën e Jasharit.