Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Në përvjetorin e vrasjes së tyre, ai ka thënë se ata ishin veprimtarë të hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se guximi dhe aktivizimi i hershëm në lëvizjet për liri ishin burim frymëzimi për shqiptarët.
“Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin veprimtarë të hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi. Në Dubovik të Deçanit, në 44-vjetorin e rënies së tyre, bëmë homazhe në nderim të sakrificës dhe heroizmit të tyre. Guximi dhe aktivizimi i hershëm në lëvizjet për liri ishin burim frymëzimi për të mos u ndalur në rrugën drejt lirisë, e cila u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme!”, ka shkruar ai.










