Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Zwdhwnwsi i Komisionit Qendror tw Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha pwr Klankosova.tv se nga fillimi i këtij procesi mw 13 janar dhe deri mw sot janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime.
“ Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (43/235). Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë process”, tha ai.
Ai njwherwsh bwri me dije se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.











