Nën përkujdesjen e kryetarit Thaçi është mbajtur Akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Abdullah Tahiri i cili është dekoruar sot me Urdhrin “Hero i Kosovës.
Thaçi në fjalën e tij kujtoi figurën e Abdullah Tahirit në 20 vjetorin e rënies i cili u vra mizorisht nga forcat kriminale serbe në burgun e Dubravës. Përkundër faktit se ekzekutorët e kësaj masakre nuk u dënuan ne nuk do t’i harrojmë kurrë. Gjilani dha shume figura për çështjes kombëtare duke filluar nga mulla Idriz Gjilani, Agim Mala e Nuhi Berisha e të tjerë. Brezi 81-të tregoi se statusi politik ishte i pamjaftueshëm për Kosovën. Andaj edhe Abdullahu nuk pajtohej me Beogradin dhe LKJ-në. Ai bë frymëzues për shumë breza, Kosova tash është në prag të 20 vjetorit të çlirimit të saj, e cila ka shumë të arritura por edhe shume sfida na presin. Por synimet tona nuk mund ti ndalë askush, përfundoi ndër të tjera ai.
Djali i heroit Liridon Tahiri foli në emër të familjes, ai i falënderoi institucionet e Kosovës për këto organizime. Ai tha se shuma shpejt Kosova do të bëhet ashtu siç e deshën dëshmorët. Tani nuk kemi nevojë për rënie heroike por tani duhet të punojmë për të ndërtuar Kosovën ashtu siç e deshën dëshmorët. Urdhri që na ndatë na obligon për më shumë punë dhe angazhim tha ai.
Deputeti nga radhët e AAK – së, Ahmet Isufi tha se të flasësh për Abdullah Tahirin është vështirë sepse nuk përmbyllet me disa fjalë jeta dhe vepra e tij. Ai ishte i brumosura me ide përparimtare në familjen e tij. Ai u printe proceseve me 11 mars 1981 ai ishte ndër të parët që refuzoi ushqimin në mensë. Ai ishte i guximshëm në gjithë veprimtarinë e tij. Ishte i pari në ZOK që bëri mobilizimin e të rinjve qe t’i bashkoheshin UÇK,së. Ai bashkoi gjithë spektrin politik rreth UÇK-së.
Shaqir Shaqiri në emër të bashkëveprimtarëve dhe Shoqatave tw dala nga lufta, vlerësoi lartë figurën e heroit, nëpër të gjitha periudhat ku ishte i pranishëm në proceset e shtet ndërtimit të Kosovës. Ai me tërë kapacitetin intelektual dhe material ishte në shërbim të vendit dhe kryengritës. Burgosja dhe torturat nuk e nënshtruan dot Abdullahun,përkundrazi e kalitën atë. Në fund u shfaq një program kulturo-artistik./radiokosovaelire.com/