Garda e Iowas shkruan për pritjen e drejtuesve të FSK-së: Përforcim i mëtejshëm i partneritetit

Garda Kombëtare e Iowas ka njoftuar për pritjen që i kanë bërë gjeneralit të FSK-së, Bashkim Jashari dhe rreshterit Bedri Zuka.

Në këtë njoftim, Garda e Iowas ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës, drejtuesit e FSK-së kanë pasur mundësinë të marrin informacione për aftësitë e Gardës amerikane.

Gjithashtu drejtuesit e FSK-së kanë parë nga afër trajnimet në kampin Dodge.

Garda e Iowas thotë se kjo ndikon në përforcimin e mëtejshëm shtetëror në mes të Kosovës dhe Iowas.