Vincent Kompany si Pep Guardiola. Me fitoren ndaj Kölnit, Bayern Mynih barazoi rekordin e pikëve në Bundesliga, pas fazës së parë: 47 nga 51 të mundshme, po aq sa sezoni 2013-2014 me trajnerin katalanas në krye.
Dallimi është te sulmi. Këtë sezon bavarezët kanë shënuar 66 gola, kundrejt 44 golave të 2013-2014, ndërsa mbrojtja ka pësuar më shumë (13 kundrejt 8 golave 12 vite më parë). Rekordi i golave pas 17 ndeshjesh ishte më parë 56 gola, në sezonin 2021-2022 me Nagelsmann në stol.
Në Europë, duhet të kthehemi 95 vite pas për të gjetur një skuadër që ka shënuar më shumë se 66 gola në 17 ndeshje; Athletic Bilbao më 1930 (72 gola). Rekordi absolut i përket Blackburn, sezoni 1889-1090 (73 gola). Në Itali, më i suksesshmi ishte Milani i sezonit 1950-1951 me Lajos Czeizler dhe Gunnar Nordahl, 55 gola.
The post Bayern Munich, shifra frikësuese. Prej 95 vitesh në Europë, nuk ka tjetër që shënon kaq shumë appeared first on Telesport.










