Dyshohet se një i mitur u godit nga vetura në Mitrovicë

Sonte në orët e mbrëmjes raportohet në Mitrovicë një këmbësor është goditur nga një veturë.

Klan Kosova ka mësuar se këmbësori është i mitur dhe se ndodhet në gjendje të rëndë.

Megjithatë, pavarësisht gjendjes së rëndë ai thuhet të mos jetë në rrezik për jetë.

Klan Kosova ka kontaktuar Policinë për informata zyrtare, por për momentin nuk kanë qenë të  qasshëm.