Një shembje dheu ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Orllan–Batllavë, rreth 100 metra pasi kalohet piramida, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.
Sipas banorëve të zonës, shembja ka ndodhur papritur, ndërsa ata kanë njoftuar për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë segment.











