Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand.
Hamza i ka uruar suksese Megevand në misionin e saj, si dhe i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj institucioneve tona, në funksion të zhvillimit të Kosovës.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe prioritetet ekonomike të Republikës së Kosovës duke vënë theksin te nevojat reale për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Kreu i PDK-së tutje theksoi se Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vizionit për forcimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.










