Zidane thumbon Xabi Alonso: Për të patur sukses te Real trajneri duhet të jetë në dispozicion të lojtarëve

Zinedine Zidane, protagonist si lojtar dhe trajner i Real Madrid, është rikthyer për të diskutuar përvojën e tij në Santiago Bernabéu. Duke folur për aventurën e tij në Madrid, legjenda franceze zbuloi recetën e tij për sukses.

Te Real Madrid, ne ishim plotësisht në dispozicion të lojtarëve. Për mua, kjo është pikërisht ajo që krijon një ekip të fortë: të qenit aty për lojtarin. Nëse nuk e kupton këtë, nuk mund të qëndrosh në këtë profesion. Ne jemi aty për t’i mbështetur ata; duhet t’u tregosh konkretisht se je aty për ta“, tha Zidane.

Ish-trajneri shtoi disa mendime: “Që dhoma e zhveshjes të përqafojë idetë tuaja dhe atë që doni të zbatoni, është thelbësore që lojtarët t’ju respektojnë. Nëse nuk ka harmoni në gjithçka që propozoni, nga stërvitja deri te çdo vendim tjetër, diçka do të mungojë gjithmonë. Me ne, mendoj se ata e shijuan shumë veten në çdo nivel”.

“Ne i dhamë shumë besim grupit: ata po vinin nga një periudhë e vështirë dhe kishin nevojë të rifitonin vetëvlerësimin, formën fizike, gjithçka. Ne krijuam një strukturë që i lejoi ata të rifitonin këto besime”, shtoi francezi.

Në fund, Zidane tha: “Kur një lojtar është konkurrues, i lumtur të stërvitet dhe të dalë në fushë, fitimi i tre titujve të Ligës së Kampionëve bëhet një pasojë e natyrshme.”

The post Zidane thumbon Xabi Alonso: Për të patur sukses te Real trajneri duhet të jetë në dispozicion të lojtarëve appeared first on Telesport.