Inter siguron të ardhmen e mbrojtjes. Të mërkurën, Piero Ausilio takoi agjentin e Yann Bisseck për të diskutuar rinovimin deri më 2030, me rritje të pagës (aktualisht 1.5 milionë euro).
Edhe pse rinovimi i nëntorit 2024 e lidhte deri më 2029, klubi dëshiron të shpërblejë rritjen e gjermanit, të cilin e konsideron shtyllë të prapavijës për pas Acerbi/de Vrij.
Besimi zikaltër tek ai është i plotë, në verë u refuzua oferta 35 milionë euro nga Crystal Palace. Megjithë disa gabime (si penalltitë kundër Lazio e Bologna), vlera e ish-lojtarit të Aarhus është pesëfishuar krahasuar me 7 milionë eurot e shpenzuara për ta blerë.
The post I është 5-fishuar vlera në treg, Interi “blindon” gjermanin deri më 2030 appeared first on Telesport.










