Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në janar. Mbrojtësi anglez nuk po gjen hapësirë te Manchester United, me vetëm 10 paraqitje këtë sezon në Premier League dhe kupat e tjera, pa luajtur që nga nëntori, edhe për shkak të disa lëndimeve. Ai po konsideron largimin më herët nga “Red Devils”, me të cilët kontrata i skadon në fund të sezonit.
Maguire mund t’i interesojë Milanit dhe Romës, që kërkojnë një mbrojtës qendre me përvojë, ndoshta në fund të merkatos, por deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete. Napoli, me Marianucci në largim dhe marrëdhënie të mira me Manchester United (shih marrëveshjet McTominay dhe Hojlund), është një opsion më i mundshëm, ndërsa Interi duket më larg, pasi është i fokusuar te mbrojtësi i krahut të djathtë dhe mund të mendojë për të vetëm në verë, për të mbuluar largimet e Acerbi dhe de Vrij.
Fiorentina gjithashtu është e interesuar, por kostot janë të larta. Karriera e Maguire te Manchester United filloi më 2019 me transferimin rekord 87 milionë euro nga Leicester. Gabimet difensive, ngadalësia dhe incidente të çuditshme e kanë kthyer atë në objekt kritikash dhe “memesh”. 33 vjeç në mars, ai kërkon ringritje, ndoshta në një kampionat tjetër.
The post Maguire kërkon “rilindjen” në Serie A, pesë skuadra italiane interesohen për të appeared first on Telesport.










