Interi shikon nga Ballkani për mbrojtjen e së ardhmes, “prenoton” dy kroatë 18-vjeçarë

Interi mendon për të ardhmen dhe siguron Branimir Mlacic, talent i ri i Hajduk Splitit. Në orët e fundit ka ardhur marrëveshja përfundimtare për një negociatë të nisur prej kohësh. Mbrojtësi qendror kroat, 18 vjeç, do të transferohet në Milano nga sezoni i ardhshëm dhe do të vazhdojë të luajë deri në qershor me Hajdukun, pasi fillimisht ishte menduar të aktivizohej tek U-23 i zikaltërve.

Operacioni mbyllet për 5 milionë euro plus bonuse, me lojtarin që u bind menjëherë nga oferta e Interit dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare. Lëvizje e rëndësishme për një repart mbrojtës që ka nevojë për rinovim, duke qenë se Acerbi dhe De Vrij janë drejt fundit të karrierës.

Për mbrojtjen, Interi shikon sërish nga Lindja edhe për Leon Jakirovic, gjithashtu 18 vjeç dhe kroat. Marrëveshja me lojtarin ekziston, ndërsa mbetet të përcaktohet akordi me Dinamo Zagreb, me optimizëm rreth operacionit.

The post Interi shikon nga Ballkani për mbrojtjen e së ardhmes, “prenoton” dy kroatë 18-vjeçarë appeared first on Telesport.