Kush e goditi penalltinë? Në momentin kur Milani fitoi penallti për faullin e Kempf ndaj Rabiot, të cilin arbitri Guida e akordoi pa hezitim, Allegri vendosi që ta ekzekutonte Nkunku dhe ua bëri të qartë lojtarëve. Vendimi iu komunikua edhe Leaos, i cili e kishte tashmë topin në dorë, gati për ta vendosur në pikën e bardhë.
Portugezi e pa trajnerin i habitur dhe kërkoi shpjegime. “Kam vendosur unë”, – ishte përgjigjja e Allegrit. Leao u “ngushëllua” nga Maignan. Në fund, Nkunku e shndërroi penalltinë në gol, duke barazuar përkohësisht 1-1, ndërsa edhe Leao e përgëzoi.
Lojtarët e Comos protestuan për një faull të mëparshëm të Saelemaekers ndaj Van der Brempt. Pas ndeshjes, Allegri shpjegoi: “Nkunku është goditës penalltish, ashtu si Leao. Në atë moment vendosa ta godiste ai. Mendova se kishte gabuar kur pashë tribunën, por më pas pashë pankinën të festonte dhe shkoi mirë”.
The post Penalltia e polemikave; Allegri ia hoqi topin nga dora Leaos dhe zgjodhi Nkunku appeared first on Telesport.










