Milan mendon për të ardhmen, gati marrëveshja me yllin e ri ballkanas të sulmit

Milan është afër zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të ri Andrej Kostic, i cili luan te Partizani Beogrardit dhe në 27 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 9 gola.

18-vjeçari i cili ka debutuar së fundmi dhe me kombëtaren e Malit të Zi konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe dhe për të ka pasur interes të shumtë nga klube të njohura.

“CalcioMercato” zbulon se Milan do të paguajë 5 milionë euro në arkat e klubit serb për sulmuesin e ri, i cili mund të rrijë si huazim aty deri në fund të sezonit dhe më pas do të vendoset për të ardhmen e tij, nëse do të huazohet diku tjetër për të fituar më shumë përvojë, apo do të jetë direkt në urdhërat e Max Allegrit.

The post Milan mendon për të ardhmen, gati marrëveshja me yllin e ri ballkanas të sulmit appeared first on Telesport.