Policia me aksion në veri, bastisje në tri lokacione në Zubin Potok për lojëra të fatit

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se aksioni po zhvillohet në tri lokacione në Zubin Potok.

Ai tha se bëhet fjal për dyshime për organizimin e lojërave të fatit.

“Bastisje për lojëra të fatit në tri lokacione ne Zubin Potok”, tha Elshani për Reporteri.net.