Fero niset me avion – cili është destinacioni?

Fero ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e tij pasi ka publikuar një postim në “Instastory”, ku shihet i nisur me avion drejt një destinacioni ende të pa zbuluar.

Pas këtij postimi, shumë ndjekës kanë aluduar se reperi mund të jetë duke udhëtuar për të takuar vajzën e tij, Ninën, për të cilën ai së fundmi ka deklaruar se tashmë ka kontakt.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, fansat shpresojnë që ky aludim të jetë i vërtetë dhe që të ketë një ribashkim mes babait dhe vajzës pas shumë vitesh. Shkruan Kosovarja.