Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se PSG ka hapur bisedimet për të diskutuar një kontratë të re me sulmuesin kryesor Ousmane Dembélé. Klubi parizien i ka komunikuar lojtarit në fjalë synimin për “ta blinduar” me marrëveshje afatgjatë, edhe pse ende nuk është paraqitur një ofertë zyrtare.
28-vjeçari ka kontratë aktuale deri në qershor 2028 dhe vjen pas një sezoni fenomenal 2024/25, i cili e çoi deri te fitimi i “Topit të Artë”, vitin e kaluar. Megjithatë, sezoni aktual ka qenë i shoqëruar nga dëmtime për Dembélé, i cili deri tani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asistime.
PSG synon të sigurojë vazhdimësinë e një prej figurave kyçe të projektit, ndërsa bisedimet janë ende në fazat fillestare.
The post PSG nuk humb kohë, hap bisedimet për rinovimin e kontratës së Dembélé appeared first on Telesport.










