Danilo kujton: Buffon, Chiellini dhe Dybala ishin pika referimi, pastaj mora vendin e tyre

Danilo Luiz da Silva, ish-kapiten i Juventusit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit duke kujtuar gati 6 vitet e tij bardhezi. “Shiriti i kapitenit ka pasur shumë domethënie, sepse Juventusi nuk është një klub çfarëdo, por një nga më të rëndësishmit në botë, me histori që të shtyn të respektosh vlera të caktuara, – tha ai, duke shtuar: – Shpresoj që njerëzit ta dinë se kam dhënë gjithmonë gjithçka me zemër”.

Për ardhjen më 2018 dhe liderët që gjeti: “Te Juventusi mësova të luajturit për fanellën, për këto ngjyra, me njerëz si Buffon, Chiellini, Bonucci, Alex Sandro, Cuadrado, Dybala… Ata ishin pika referimi”.
Pas largimit të tyre: “Kur u larguan, e kuptova që dikush duhej ta merrte atë vend dhe e bëra natyrshëm. Këtu ndihem si në shtëpi, sikur të mos isha larguar kurrë”. Për rolin jashtë fushe: “Një kapiten nuk duhet vetëm të flasë, por edhe të dëgjojë”.

Roli në fushë: “Jo gjithmonë je në maksimum, por vendosmëria dhe ‘egërsia’ nuk duhet të mungojnë kurrë, sidomos te Juventusi”.

 

 

The post Danilo kujton: Buffon, Chiellini dhe Dybala ishin pika referimi, pastaj mora vendin e tyre appeared first on Telesport.