Endrick Felipe Moreira de Sousa ka folur për “Marca” mbi ditët e para te Lyon, ku është i huazuar deri në qershor. Vetëm tri ditë më parë ai debutoi me një gol vendimtar kundër Lile (1–2) në Kupën e Francës, duke kualifikuar ekipin: “Ditët e para kanë qenë të shkëlqyera. Më pritën shumë mirë dhe mora gjithë mbështetjen për t’u integruar e për të punuar sa më mirë”.
Pas ndeshjes mori shumë mesazhe nga shokët e Real Madridit: “Zoti më ka vendosur gjithmonë pranë njerëzve të mrekullueshëm”. Për objektivat: “Nuk jam këtu për të numëruar golat, por për të fituar. Dua të fitoj një titull me Lyon; ndonjëherë është më mirë t’i japësh një shans më të mirë një shoku”.
Për Brazilin: “Nuk ka vende të sigurta në kombëtare. Dua të luaj sërish, por varet nga ajo që do të bëj këtu. Sa më shumë të shënoj, aq më shumë mundësi kam për t’u grumbulluar”. Për Realin dhe trajnerët: “Florentino më ka mbështetur gjithmonë. Nga Xabi Alonso kam mësuar shumë. Tani po mësoj nga Paulo Fonseca, shumë detajist”.
The post Endrick: Golat te Lyon do të më afrojnë më shumë me… Brazilin appeared first on Telesport.










