Spalletti me sytë nga infermieria, dy të dëmtuar janë pranë rikuperimit, njëri rikthehet në stol

Pas ditës së pushimit të dhënë nga Luciano Spalletti, për t’u lejuar lojtarëve bardhezinj të rigjenerojnë trupin, mendjen dhe shpirtin, Juventus është rikthyer në fushë me qëllim përgatitjen më të mirë për ndeshjen e ardhshme të Serie A, atë ndaj Cagliari.

Seancat e fundit stërvitor do të jetë vendimtare në sqarimin e çdo dyshimi të mbetur në lidhje me grumbullimet e lojtarëve. Në dyshim janë Francisco Conceiçao dhe Federico Gatti, të cilët u stërvitën veçmas ditët e fundit.

Në fakt, të dy pritet të rikthehen në grup, gjë që sugjeron se ata do të marrin pjesë në udhëtimin për në Sardenjë. Anësori portugez është lojtari më i afërt me një rikthim, duke pasur parasysh se tendosja e muskulit të kofshës së majtë është pranë rikuperimit.

Conceiçao pritet të jetë në stol, duke luajtur në fund të ndeshjes, përpara se të jetë gati për ndeshjen e Champions League kundër Benfica. Nevojitet më shumë kujdes për Gatti, i cili ka qenë jashtë që nga fillimi i dhjetorit për shkak të një këputjeje të meniskut medial në gjurin e tij të djathtë.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është afër rikthimit, por ende ka nevojë për dritën jeshile.

The post Spalletti me sytë nga infermieria, dy të dëmtuar janë pranë rikuperimit, njëri rikthehet në stol appeared first on Telesport.