Álvaro Arbeloa ka regjistruar shpejt humbjen e tij të parë si trajner i Real Madridit, duke marrë përgjegjësinë, por njëkohësisht dha një mesazh për mikun e tij, Xabi Alonso, dhe trashëgiminë që la tek ekipi i bardhë.
I pyetur për gjendjen fizike të lojtarëve dhe rikthimin e Antonio Pintus në staf, Arbeloa tha qartë: “Në planin fizik kemi shumë hapësirë për përmirësim dhe Antonio është për këtë, për të na dhënë një dorë më shumë dhe për të rikthyer versionin më të mirë. Futbollistikisht do të punohet nga ana ime dhe fizikisht nga ana e tij, çka besoj se na mungon”.
Kjo nënkupton se Arbeloa nuk ishte plotësisht i kënaqur me gjendjen fizike të ekipit dhe do të përpiqet të përmirësojë punën që bëri Xabi Alonso, duke i dhënë prioritet aspektit fizik e performancës në fushë.
The post Arbeloa i jep “goditjen” e parë trashëgimisë që i la Xabi Alonso: Kjo gjë na mungon… appeared first on Telesport.










