15 trajnerë në 25 vite presidencë, një histori e mbushur me fitore, vendime të forta dhe surpriza. Vicente del Bosque (2000-2003) hapi ciklin e parë të madh me dy La Liga, dy Champions, një Superkupë Europe dhe një Kupë Interkontinentale. Pas tij, Carlos Queiroz (2003-2004) fitoi vetëm Superkupën e Spanjës, ndërsa viti 2004 karakterizohet me eksperienca të shkurtra të Camacho dhe García Remón.
Vanderlei Luxemburgo (2004-2005) dhe Juan Ramón López Caro (2005-2006) nuk sollën dot asnjë trofe. Me rikthimin e Perez si president, Manuel Pellegrini (2009) qëndroi një sezon, ndërsa José Mourinho (2010-2013) fiton një La Liga rekord më 2012, Kupë të Mbretit dhe Superkupë.
Carlo Ancelotti (2013-2015; 2021-2025) fitoi dy Champions, dy La Liga dhe shumë trofe ndërkombëtarë. Zidane (2016-2018; 2019-2020) triumfon me tre Champions radhazi dhe një La Liga. Julen Lopetegui, Santiago Solari dhe Xabi Alonso pasojnë me mandate të shkurtra. Në janar 2026, pankina iu besua Alvaro Arbeloa, një tjetër sprovë në historinë e sukseseve dhe ndryshimeve të vazhdueshme te Real Madridi.
Ja rajnerët e epokës së presidencës së Florentino Pérez te Real Madridi, renditur kronologjikisht sipas periudhave:
Vicente del Bosque – 2000-2003
Carlos Queiroz – 2003-2004
José Antonio Camacho – 2004 (rreth 80 ditë)
García Remón – 2004 (rreth 3 muaj)
Vanderlei Luxemburgo – Dhjetor 2004 – Dhjetor 2005
Juan Ramón López Caro – 2005-2006
Manuel Pellegrini – 2009-2010
José Mourinho – 2010-2013
Carlo Ancelotti – 2013-2015
Rafa Benítez – 2015-2016 (rreth 6 muaj)
Zinedine Zidane – Janar 2016 – 2018
Julen Lopetegui – 2018
Santiago Solari – 2018 – Mars 2019
Carlo Ancelotti – 2021-2025 (droni i dytë)
Xabi Alonso – 2025 (232 ditë, 34 ndeshje)
Alvaro Arbeloa – Janar 2026 – aktualisht
The post Nga Del Bosque tek Arbeloa, 16 trajnerët e 25 viteve presidencë të Perez. A do të ketë ndryshim në qershor? appeared first on Telesport.










