Përvjetori i Masakrës së Reçakut – Zhvillohen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shtime

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut ku u vranë 45 civilë shqiptarë.

Në përvjetorin e një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë janë organizuar në komunën e Shtimes aktivitete të ndryshme.

Tashmë kanë nisur homazhet e familjarëve në varrezat e dëshmorëve në këtë komunë, njofton Klankosova.tv.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të zhvillohen homazhe, akademi përkujtimore dhe aktivitete kulturore.