Bayern Munich duket se është favoriti kryesor për të transferuar yan Diomande verën e ardhshme. Anësori nga Bregu i Fildishtë po shkëlqen te Leipzig, ku falë paraqitjeve të tij ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.
Mediet gjermane zbulojnë se Bayern Munich është gati të paguajë klauzolën e 19-vjeçarit afrikan në verën e ardhshme, që është plot 100 milionë euro. Vincent Kompany e pëlqen shumë Diomande dhe e sheh si profilin e duhur për të forcuar sulmin.
Kujtojmë se Diomande u transferua verën e kaluar nga Leganes te Leipzig për 20 milionë euro. Në 16 ndeshje këtë sezon me Leipzig, Diomande ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Kontrata aktuale me klubin gjerman i skadon në vitin 2030, gjë që e vendos në pozita komode Leipzig, që mund të vendosë ta shesë, vetëm nëse paguhet kaluzola e tij, që është 100 milionë euro.
The post Bayern Munich bën gati 100 milionë euro për transferimin e yllit 19-vjeçar appeared first on Telesport.









