Duke qenë se në sezonin e tij të parë në Serie A me fanellën e Napolit nuk është se po shkëlqen dhe luan si zëvendësues, Galatasaray ka kërkuar huazimin e Noa Lang deri në fund të sezonit.
Mediet italiane bëjnë me dije se si lojtari ashtu edhe klubi i Napolit i kanë kthyer përgjigjen negative direkt klubit nga Stambolli. Noa Lang u transferua verën e kaluar nga PSV te Napoli për 25 milionë euro dhe deri tani është aktivizuar në 25 ndeshje, ku ka luajtur 904 minuta dhe ka shënuar vetëm 1 gola dhe ka dhënë 2 asiste.
Noa Lang ka dalë kundër huazimit te Galatasaray, duke qenë i bindur se momenti i tij te Napoli do të vijë. Pavarësisht se është një zëvendësues, klubi i Serie A e vlerëson shumë anësorin holandez dhe ka mbyllur direkt derën për largimin e tij në janar.
The post Galatasaray kërkon sulmuesin e Napolit, por merr refuzimin direkt nga lojtari dhe klubi appeared first on Telesport.









