Man. United i bën dalje, Harry Maguire e duan tre ekipet e mëdha në Serie A

Harry Maguire pritet të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së janarit. Edhe pse kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon në verë, mrbojtësi anglez mund të largohet që në merkaton e janarit.

“Tuttomercatoweb” zbulon se mbrojtësin 32-vjeçar e duan tri klubet e mëdha në Serie A: Inter, Napoli dhe Fiorentina. Inter kërkon të përforcojë mbrojtjen dhe anglezi mund të jetë një alternativë e mirë, duke ditur që në verë mund ta marrë atë falas.

Napoli pritet të riorganizojë vijën mbrojtëse mes pasigurisë mbi disa kontrata dhe Maguire mund të jetë një përforcim i nevojshëm për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte. Po ashtu Fiorentina e vlerëson anglezin, i cili mund të jetë i rëndësishëm për klubin vjollcë në garën për të siguruar biletën për në elitë për sezonin e ri.

Magauire mund të transferohet me kosto të reduktuar që në janar, ose mund të huazohet deri në fund të sezonit dhe më pas të vijë si lojtar i lirë.

The post Man. United i bën dalje, Harry Maguire e duan tre ekipet e mëdha në Serie A appeared first on Telesport.