Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë një postim të para disa ditëve të Departamentit amerikan të Shtetit për pezullimin e vizave imigruese të diversitetit.
Në njoftimin nga DASh thuhet se kjo do të marrë kohën dhe masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu thekson se s’ka njoftim të ri as për llotarinë e vitit 2027.
“Në rast se e keni humbur: Departamenti i Shtetit ka pezulluar lëshimin e të gjitha vizave imigruese të diversitetit. Do të marrim kohën dhe masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike të SHBA-së. Aktualisht nuk ka njoftime të reja lidhur me DV-2027”, thuhet në njoftimin e DASh të shpërndarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë.










