Blerta Deliu-Kodra e PDK-së ka reaguar pas reduktimeve ditën e sotme, duke theksuar se ato nuk janë thjesht probleme teknike por ndikojnë në ekonominë në tërësi.
Sipas saj, qytetarët po paguajnë çmimin e keqmanaxhimit me errësirë, pasiguri dhe humbje ekonomike.
Ndërprerjet e rrymës nuk janë thjesht probleme teknike. Ato prekin familjet, biznese të vogla dhe ekonominë në tërësi. Pas viteve pa investime dhe pa planifikim, qytetarët po paguajnë çmimin e keqmenaxhimit me errësirë, pasiguri dhe humbje ekonomike.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk e ndryshojnë këtë gjendje: mungesa e energjisë elektrike vazhdon të rëndojë mbi jetët e njerëzve. Çmimet janë rritur disa herë, furnizimi i qëndrueshëm mungon, dhe qytetarët meritojnë përgjegjësi dhe veprim konkret.










