Barcelona duket se po “kopjon” disi Real Madridin në strategjinë për të transferuar yje të mëdhenj falas. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Barcelona ka nisur kontaktet që tani me Bernardo Silva, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Man. City.
Rregullorja e lejon portugezin të nisë bisedimet me ekipin e ri 6 muaj para se të largohet si lojtar i lirë nga ekipi aktual. Duke ditur se mesfushorin 31-vjeçar e duan shumë klube të mëdha në Europë, Barcelona po tenton ta bindë lojtarin dhe të sigurojë “po” e tij.
Bernardo Silva duket lojtari ideal për sistemin e lojës së Barcelonës dhe pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm në skemën e Hansi Flick.
The post Barcelona “kopjon” Real Madridin, nisin negociatat për transferimin e yllit të madh për sezonin e ri appeared first on Telesport.










