Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin  Tom Dodajt, i cili akuzohet për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

Gjykata Themelore e kishte dënuar atë me pesë vjet burgim, ndërsa tani i është ulur dënimi në 3 vjet.

Sipas këtij vendimi, Dodajt do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 09.12.2023 deri me datë 17.04.2024.

Dodaj ngarkohet me vepren penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Ai e kishte pranuar fajësinë mbi këtë vepër, mirëpo nuk po pajtohet me lartësinë e dënimit.

Për vrasjen e Liridona Ademajt akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.