Emërimi i Álvaro Arbeloa si trajner i ri i Real Madrid po shkakton reagime të ndryshme, jo gjithmonë pozitive. Një nga kritikët më të ashpër është Óscar García, ish-lojtar i Barcelonës dhe aktualisht trajner me eksperienca te klube si Maccabi Tel Aviv, Brighton, Watford, Salzburg, Saint-Étienne, Olympiacos dhe Celta Vigo, i cili nuk kurseu komentet për Arbeloa.
“Natyrisht do të duket si Mourinho. E vetmja arsye pse sot është trajner i Real Madridit është sepse flet gjithmonë për Mourinhon”, – deklaroi García për “Catalunya Radio”, duke shpjeguar arsyet pas promovimit të Arbeloa. Ish-mesfushori kritikon edhe aftësitë taktike të trajnerit të ri madrilen: “Nga ajo që kam parë te Castilla, nuk arrin as te qafa e Xabi Alonsos”.
García nënvizon se, sipas tij, ndryshimin do ta bëjnë lojtarët. Arbeloa mund tw ketë jetë të lehtë me ata që nuk kishin marrëdhënie të mira me Xabi Alonso: “Do të shohim kush ka më shumë peshë, presidenti apo trajneri. Për presidentin, kush është më i rëndësishëm: Vinicius apo Arbeloa? Ai e di si do të luajë skuadra, por do të duhet dikush shumë i aftë për ta ndryshuar situatën”.
The post Arbeloa, trajneri i ri i Real Madridit. Ish-i i Barçës e kritikon: Nuk arrin as te qafa e Xabi Alonso appeared first on Telesport.










