“Juve ishte e pamundur të mbetej jashtë, Inter midis dy vendeve të parave prej 6 vitesh”

Fluksi i rezultateve të Milanit nuk shqetëson Massimiliano Allegrin, i vetëdijshëm se rruga drejt objektivave sezonalë është ende e gjatë: “Nuk është se në Como përfundon sezoni, duhet t’i mbajmë nervat të qeta. Juventusi ishte e pamundur të mbetej jashtë garës për katër vendet e para, ishte utopi. Normale që kampionati të jetë kështu, normale edhe që dikush në fund të mbetet jashtë katërshes së parë. Shpresojmë të mos jemi ne”.

Trajneri livornez foli më pas për Inter-Napoli, ndeshjen kryesore të javës së fundit: “Ishte një ndeshje vërtet e bukur, luajtën shumë mirë teknikisht. Intensitetin nuk e jep vrapi. Vrapi është një komponent nëse topi lëviz shpejt. Intensitetin e jep topi, jo vrapi. Duhet të shkosh pas topit, nuk mund thjesht të shpejtosh. Interi, përveç sezonit 2022-2023, për 6 vite nuk ka dalë kurrë jashtë dy vendeve të parave.

Napoli në 12 vitet e fundit ka qenë vetëm dy vite jashtë Champions-it, ka bërë një punë shumë të rëndësishme. Qëllimi ynë, i të gjithëve, është të punojmë që Milan të luajë në Champions, sezonin e ardhshëm. Për këtë duhet të punosh, të kalosh momente të bukura dhe të vështira. Nëse ka një moment më të vështirë, skuadra nuk humb vlerën, sezoni ka ulje dhe ngritje. Prandaj them se duhet të lëvizim gjithmonë me shpejtësi të qëndrueshme, kjo të çon deri në fund”.

The post “Juve ishte e pamundur të mbetej jashtë, Inter midis dy vendeve të parave prej 6 vitesh” appeared first on Telesport.