Mourinho: Nuk di të gënjej, kur luajmë dobët e them, do të jem vetvetja deri në fund

Trajneri Jose Mourinho ka folur për mediat në prag të çerekfinales së Kupës së Portugalisë kundër Portos, në stadiumin Dragão. Ai ka përsëritur se qasja dhe stili i tij i stërvitjes nuk do të ndryshojnë kurrë. Trajneri i Benfica-s e bëri menjëherë të qartë rëndësinë e ndeshjes.

Një fitore do të thotë që do të luajmë në gjysmëfinale; një humbje do të thotë që Porto do të luajë në gjysmëfinale dhe ne do të eliminohemi. Nëse fitojmë, kthehemi në shtëpi të lumtur; nëse humbasim, kthehemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur ditët e fundit, por me të njëjtën gatishmëri për të punuar“, tha Mourinho.

“Special One” ka folur për marrëdhënien që ai ka me dhomën e zhveshjes dhe polemikat që lindën te Benfica pas humbjes së fundit: “I dua këta djem, por nuk mund të gënjej. Nuk mund të them se luajtëm mirë kur luajtëm keq. Arrita aty ku jam duke qenë Mourinho dhe do të jem i tillë deri në fund.”

The post Mourinho: Nuk di të gënjej, kur luajmë dobët e them, do të jem vetvetja deri në fund appeared first on Telesport.