Aktualisht ekziston një hendek i madh mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Bavarezët, të pamposhtur ende pas 16 javësh në Bundesliga, sot do të luajnë si mysafirë ndaj Këlnit për ta zgjeruar diferencën me rivalët verdhezinj në +11 pikë në krye. Sidoqoftë te BVB nuk e pranojnë lehtësisht situatën aktuale.
Nico Schlotterbeck, mbrojtësi verdhezi dhe ylli i kombëtares gjermane, nuk heziton ta kujtojë largësinë nga bavarezët. “Sigurisht, Bayerni e ka krijuar diferencën, por nuk dua të them që kampionati është vendosur që në mars, – tha 26-vjeçari pas fitores 3-0 ndaj Werder Bremen. – Duhet të fillojmë të marrim pikë dhe të qëndrojmë afër, për të mos u gjetur me 15 pikë diferencë pas dy-tri javësh”.
Borussia Dortmund momentalisht është i dyti, me 4 pikë avantazh ndaj Stuttgartit të tretë. Schlotterbeck nuk e sheh si sukses vendin e dytë: “Të festosh një vend të dytë është e vështirë. Sezonet e kaluara kanë qenë të komplikuara, tani jemi relativisht mirë me pikë. Mund të bëjmë hapa përpara dhe situata do të jetë mjaft e mirë”.
The post “S’dua të besoj se Bundesliga vendoset që në mars”; Schlotterbeck shkund Borussia Dortmundin appeared first on Telesport.










