Prezantimi i Antoine Semenyo te Manchester City ka nisur me këmbën e mbarë. Sulmuesi ganez ka realizuar dy gola në dy ndeshje që ka luajtur me “citizens”, ndërkohë që ka më pak se një javë që ka zbarkuar në “Etihad”.
Sulmuesi realizoi gol edhe në fitoren 2-0 ndaj Newcastle në Carabao Cup. “Kjo ishte një ndeshje e vështirë. Por, nëse do të qëndronim aty, e dinim se do të kishim raste. Isha në zonën e duhur për ta shfrytëzuar dhe dolëm fitues, kështu që jam i lumtur”, tha Semenyo.
“I gjithë mjedisi këtu është perfekt. Të gjithë janë të sigurt dhe duan të arrijnë më të mirën. Kam ardhur në vendin e duhur dhe këtu po më ndihmojnë me vetëbesimin tim dhe më bënë të ndihem i mirëpritur”, shtoi sulmuesi.
Më tej, Semenyo tha: “Ka qenë shumë, por e kam shijuar deri tani. Po i rimarr gjërat shumë shpejt dhe po e shijoj. Po marr vetëbesimin që kisha nga Bournemouth dhe po luaj me një buzëqeshje në fytyrë. Po e shijoj çdo moment.”
The post Dy gola në dy ndeshje, Semenyo: Mjedisi te Manchester City është perfekt, vendi i duhur për mua appeared first on Telesport.










