Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në maj 2023

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari, lidhur me sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023.

Njoftimi:

Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 14 janar 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga

Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.