Policia në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale, ka arritur ta arrestojë një të dyshuar për së paku tri raste të vjedhjes.
Sipas Policisë, si rezultat i veprimeve të ndërmarra, është arrestuar i dyshuari me inicialet D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.










