Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të 914 vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rinumërimi po zhvillohet në nivel vendi dhe përfshin të gjitha komunat e Kosovës. Procesi është ende në vijim, ndërsa sipas përditësimit të fundit një pjesë e vendvotimeve tashmë janë përpunuar.
Të dhënat paraprake të rinumërimit tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 42.49 për qind të votave të numëruara deri më tani. E dyta, sipas të njëjtave të dhëna, është AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 33.64 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 13.59 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 7.53 për qind.










