Surpriza e merkatos dimërore. I “padëshiruari” i Flick do të transferohet tek Atletico Madrid?

Marc Casado po kalon një moment delikat te Barcelona. Mesfushori 22-vjeçar, i konsideruar si një nga talentet më të mirë të dalë nga La Masia në vitet e fundit, nuk po gjen dot vendin e tij tek ekipi katalanas.

Ashtu si edhe gjatë gjithës verës së kaluar, edhe në merkaton e janarit, Casado po përflitet për një largim të mundshëm nga Barcelona, duke ditur se nuk është një lojtar thelbësor për Hansi Flick.

Për Casado-n ka një interes të shtuar nga Atletico Madrid në ditët e fundit. Klubi madrilen është në negociata me Tottenham për shitjen e Conor Gallagher te Tottenham për 40 milionë euro dhe kjo shumë mund të investohet për transferimin e Casado.

Simeone beson se Casado është pikërisht profili i duhur për të plotësuar mesfushën e tij, në vend të Gallagher. Mosha e re e spanjollit dhe mundësitë për t’u rritur shumë më shumë si lojtar, janë detaje që e shtyjnë Atletico Madridin të finalizojë transferimin e tij.

The post Surpriza e merkatos dimërore. I “padëshiruari” i Flick do të transferohet tek Atletico Madrid? appeared first on Telesport.