Fabian Ruiz pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në merkaton e verës së ardhshme. Duke qenë se kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2027 dhe palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin, spanjolli do përfundojë në treg për të mos rrezikuar largimin e tij falas, një vit më pas.
Interesi për të është shumë i madh. Një nga klubet që interesohen për Fabian Ruiz është edhe Real Madrid, që ka pasur jo pak probleme në mesin e fuishës këtë sezon. 29-vjeçari nspanjoll kombinon përvojën, kontrollin e topit dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të thyer vijat me pasimet e tij.
Përveç kësaj, njohja e tij me La Ligën do ta lehtësonte përshtatjen te madrilenët. Profili i tij përputhet në mënyrë të përkryer me idenë e rindërtimit të një mesfushe më të ekuilibruar dhe dominuese. Vlera në treg e spanjollit është 30-40 milionë euro.
The post Vitinha dhe Joao Neves janë të paprekshëm, Real Madrid futet në garë për yllin tjetër të mesfushës së PSG appeared first on Telesport.










