Juventus është gjithmonë e më i vendosur për të rikthyer Federico Chiesa, i cili u largua nga bardhezinjtë në verën e vitit 2024 për 15 milionë euro. Bardhezinjtë duan rikthimin e italianit në shtëpi dhe janë gati të bëjnë sakrifica të mëdha.
Duke qenë se Liverpool nuk pranon huazimin e lojtarit, por kërkon shitjen përfundimtare të tij për shifrën 15 milionë euro, aq sa e bleu, Juventusi është gati të largojë 3 lojtarë për të gjetur financat e nevojshme për rikthimin e Chiesa.
“Calciomercato.com” zbulon se Juventus po punon për të shitur Joao Mario brenda merkatos së janarit. Për mbrojtësin portugez ka interes konkret nga Crystal Palace. Po ashtu bardhezinjtë po punojnë për të larguar dy lojtarë në formë huazimi me detyrim blerje, me idenë që mund të shiten në fund të sezonit.
Bëhet fjalë për Federico Gatti, për të cilin ka interes nga Milan dhe për malazezin Vasilije Adzic.
The post Juventus do me patjetër Chiesa-n, do të sakrifikohen 3 lojtarë për rikthimin e italianit appeared first on Telesport.










