Mblidhet “rrethi i ngushtë” i LDK-së, Anton Quni tregon se a do t’i kërkohet dorëheqja Lumir Abdixhikut

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot një mbledhje nga ora 14:00. Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një mbledhje të Kryesisë apo vetëm të nënkryetarëve të partisë.

Pak para fillimit të mbledhjes, para mediave është deklaruar Anton Quni. Ai ka folur shkurt, duke theksuar se mbledhja do të shfrytëzohet për të diskutuar zhvillimet e fundit brenda partisë.

“Jemi të ftuar të diskutojmë të gjitha zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të gjitha çështjet do t’i diskutojmë dhe qëndrimin tim do ta shpalos. Çdo çështje do ta bëj publike pasi t’i shfrytëzojmë të gjitha diskutimet,” tha Quni. kur u pyet për shkarkimin e mundshëm të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.