Arteta: Në Premier s’ka asgjë të sigurtë, të shkëputemi sa më shumë për të qenë të qetë për titullin

Të mërkurën, do të luhet gjysmëfinalja e Carabao Cup mes Arsenal dhe Chelsea. Një klasike, një debi londinez që përball dy ekipe me traditë. Skuadra e Arsenal, falë edhe një momenti më të mirë në Premier League, ku është në krye, shihet si favorite.

Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta thotë se Arsenal duhet të jetë krenar për pozicionin e tij në krye të tabelës, pasi kaloi periudhën e Krishtlindjeve të pamposhtur. Arsenal është 6 pikë larg rivalëve të City dhe Villa në klasifikimin provizor.,

Arteta dhe Arsenal synojnë t’i japin fund pritjes së tyre 22-vjeçare për një titull. “Besoj se ka ardhur koha për ta realizuar një gjë të tillë. Është një pritje shumë e gjatë për tifozët tanë. Kemi luajtur mjaft mirë sezonet e fundit”, tha Arteta.

Ne jemi të gjithë krenarë për atë që kemi bërë dhe po bëjmë. E dimë se ka ende mjaft gjëra për të përmirësuar si gjithmonë dhe ne vazhdojmë të punojmë për ta ruajtur këtë pozicion deri në javën e fundit”, tha trajneri spanjoll.

Në fund, Mikel Arteta deklaroi: “Në futboll, sot duhet të shfrytëzosh të gjitha mundësitë për të fituar një ndeshje apo titull. Duhet të shkëputesh sa më shumë që të jesh i qetë, 12 apo 15 pikë larg rivalëve. Në Premier League s’ka asgjë të sigurtë”.

The post Arteta: Në Premier s’ka asgjë të sigurtë, të shkëputemi sa më shumë për të qenë të qetë për titullin appeared first on Telesport.