Rosenior përballet me vështirësitë e para, tri lojtarë në dilemë për derbin: Do të vendos para ndeshjes

Në prag të ndeshjes që Chelsea do të luajë ndaj Arsenal në gjysmëfinalet e Carabao Cup, shumë lojtarë janë në dyshim. Trajneri Liam Rosenior do të presë deri në momentin e fundit për të verifikuar gjendjen fizike të disa futbollistëve.

Ende nuk dihet nëse Reece James dhe Cole Palmer do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale. Ata të dy si dhe Malo Gusto, nuk luajtën pak ditë më parë në FA Cup.

Trajneri i ri duket se po u jep atyre kohë për të përmirësuar gjendjen e tyre fizike përpara vizitës së “gunners”. “Caicedo është i pezulluar dhe ishte i mrekullueshëm në ndeshjen e fundit. Nuk kemi pasur probleme me lëndime nga ndeshja e fundit, gjë që është vërtet mirë,” tha Rosenior.

Do të marr një vendim për Cole Palmer, Reece James dhe Malo Gusto vetëm ditën e ndeshjes. Do t’u jap atyre pak kohë shtesë. Ata po menaxhohen. Ishte një kohë e mirë për ta që të pushonin në ndeshjen e FA Cup”, tha trajneri i ri i Chelsea.

Unë besoj në këtë grup. Nuk ka arsye për të marrë rreziqe për shëndetin e lojtarëve nëse beson se mund ta fitosh ndeshjen. Ata mund të qëndrojnë pushim dhe të stërviten. Kështu ka funksionuar deri më tani”, deklaroi Rosenior.

The post Rosenior përballet me vështirësitë e para, tri lojtarë në dilemë për derbin: Do të vendos para ndeshjes appeared first on Telesport.