Pep: Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me trofetë por edhe me lojën e bukur, pas 3 ditësh harrohet gjithçka

Pasi fitoi 10-1 ndaj Exeter në FA Cup, skuadra e Manchester City përgatitet për një tjetër përballje, këtë herë ndaj një rivali më të fortë. Sot “qytetarët” do të luajnë në gjysmëfinalen e Carabao Cup, në fushën e Newcastle.

Ata duan të mbrojnë trofeun, ndaj nuk e di nëse duhet të ketë më shumë presion mbi ta për faktin se janë kampionë. Mundësia për shumë prej nesh, por veçanërisht për shumë lojtarë të rinj për të arritur në një finale“, tha Pep Guardiola.

Më tej, trajneri i Manchester City, shtoi: “Nuk ka të bëjë me fitimin ose mosfitimin e trofeve, ka të bëjë me mënyrën se si rritet skuadra, si bëhet një skuadër më e mirë. Sezonin e kaluar, nuk meritonim të fitonim më shumë se një trofe sepse nuk luajtëm mirë”.

Është shpërqendrim të fitosh një trofe kur nuk po luajmë mire edhe pse mund të ndodhë. Por nuk ka të bëjë me këtë. Ne jemi këtu për ta bërë skuadrën të luajë më mirë, për të marrë kënaqësinë nga një performancë e mirë për veten dhe tifozët tanë”, tha Guardiola.

Ndeshjen tjetër, gjërat që mund të bëjmë pak më mirë, le t’i bëjmë më mirë. Ky është objektivi dhe gjatë gjithë kohës ka qenë kështu. Më pas, kur je në atë proces dhe lufton për titullin, mund ta fitosh atë”, shtoi spanjolli.

Pas titullit, komplimente janë të mëdha një ditë më pas. Më pas, vijnë më pak komplimente dhe pas tre ditësh gjithçka harrohet. Është udhëtimi, është mënyra se si përmirësohesh. Kjo është ajo që duhet të jetosh në profesionin tonë“, tha Guardiola.

The post Pep: Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me trofetë por edhe me lojën e bukur, pas 3 ditësh harrohet gjithçka appeared first on Telesport.